4/11/2014

Tave kosi







PERBERESIT

1kg mish qengji (kofshe e perparme)
6 filxhana caji me kos
4 veze
4 luge gjelle me miell
4 luge gjelle me oriz
2 luge gjelle gjalp
kripe
piper i bardhe i sapobluar
1/2 luge kafe me rozmarin


PREGATITJA

Ziejme mishin e qengjit me pak kripe,piper dhe rozmarinen deri sa te zihet mishi plotesisht. Ne nje tigan skuqim miellin me gjalpin dhe ju shtojme 1 filxhan caji me lengun e mishit. Perziejme mire miellin e skuqur me lengun e mishit qe te mos na krijohen kokrriza shtojme orizin dhe i leme te ziejne 4-5 minuta. Heqim nga zjarri tiganin qe te ftohet pak (qe mos te na pritet kosi). Ne nje ene plastike perziejme kosin, 3 vezet, kripen, piperin dhe i punojme me nje tele rrahes deri sa te kemi nje salce te njetrajtshme. Hedhim salcen e pregatitur ne tiganin me miellin e skuqur dhe i perziejme mire te gjithe perberesit, provojme shijen e kripes te salces se kosit. Ne nje tepsi vendosim mishin e qengjit te zier, shtojme mbi te salcen e kosit qe pregatitem dhe i fusim ne furre te nxehte ne 210 grade. Mbas 20 minutash lyejme te gjithe siperfaqen e taves se kosit me nje furce gatimi me te verdhen e nje veze per ti dhene nje ngjyre te kuqerremte ne pjekie.Vazhdojme pjekien ne 180-190 grade dhe per 20-25 min te tjera. Taven e kosit mund ta shoqeroni me patate te skuqura, sallate jeshile etj. Gatim te mbare.


No comments: