4/17/2014

Brokoli te skuqur me veze





PERBERESIT:
 
1 brokoli te prere ne pjese te vogla
3/4 filxhan çaji me miell gruri

2 vezë
½ filxhan çaji qumësh
Kripë - piper
3 lugë supe djathë kackavall parmexhana te grire
vaj per skuqie





PREGATITJA:

Në nje tenxhere me uje me kripe shtojme brokolin e lare mire dhe i japim një valë  për 5 minuta. Njerrim brokolin gjysem te zier nga uji i ngrohte e kullojme dhe i shpelajme me uje te ftohte.

Në një ene plastike perziejme mire vezët, qumështin, kripën, piperin, djathin e grire. Vendosim copat e brokolit ne vezen e pregatitur dhe pastaj i kalojme ne miell, i skuqim ne nje tigan me vajin e nxehur deri sa te marrin nga te gjitha anet nje ngjyre te kuqerremte. Vendosim brokolin e skuqur ne nje leter guzhine per te kulluar vajin e tepert dhe i sherbejme menjehere te ngrohta. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments:

Post a Comment