4/12/2014

Erezat ''pluhurat magjike'' te kuzhines




Te gatuarit në shtëpi nuk është thjesht dekorim pjate, por shije ku dallon lëndën e parë në gojën tënde, është merita e erëzave këtyre pluhurave magjikë, që u duhej kushtuar një rëndësi e veçantë në kulturën gastronomike dhe recetat e larmishme të kuzhinës.





Shije-kujtim pra, "erëzat", me të cilat jemi rritur, kemi gatuar ushqime të shijshme për te dashurit tanë, kemi kënaqur të ftuarit dhe kemi marrë përgëzime si kuzhinierë duarartë. Më shumë se kurrë më parë, fuqia e tyre në dekadat e fundit ka pushtuar zemrat dhe tenxheret e gjithë kuzhinierëve të botës. Të pajisura me veti terapeutike, ato janë njohur nga egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë prej shekujsh. Erëzat, përveçse trashëgimtare të historisë antike, janë produkte natyrale që mund të na shërojnë, duke ndihmuar trupin tonë dhe ndryshuar karakteristikat e ushqimeve tona. Fjala "erëza" daton që nga shekulli XII dhe vjen nga latinishtja.


ROZMARINA

Kercellet e njome dhe gjethet e rozmarinë janë përdorur si aromatizues në shumë ushqime.  mishrat e pjekur jep një shije shume të veçantë. Një përdorim te gjere ka dhe ne pasticeri kryesisht  ëmbëlsirat si recelrat etj.



BORZILOKU
 
Kryesisht përdoren në gatim gjethet e thara të varietetit, gjethegjerë me aromë e cila është pak a shumë si ajo e anisës. Aromatizos mishra te ndryshem te pjekur, te zier dhe me salce te kuqe etj. Përshtatet mirë në salca që janë të bazuara mbi domate të freskëta. Në makarona salca pesto e kuzhines italiane (pesto) ka qenë mbi bazën e borzilokut.


VANILIA

Bishtaja e gjatë me ngjyrë të errët është fryt i një bime me origjinë nga Amerika Qendrore. Zakonisht përdoret për aromatizimin e lëngjeve gjatë zierjes





KARAFILI

Kjo erzë përftohet duke tharë sythin e pambyllur të lules së një peme të gjelbër tropikale. Përdoret gjithmonë i thatë, i plotë ose pluhur. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve



KANELLA

Përdoret korja e pemës, e prerë dhe e tharë në diell. Me origjinë nga Sri Lanka, përdoret e gjitha ose e thërrmuar, në ëmbëlsira dhe likere.



PIPERI

Origjina e tij mendohet se është aziatike. Si bimë e familjes së piperaceave, kultivohen frutat e saj, të cilat kur thahen përdoren si erëza. Kur mblidhet i papjekur ka ngjyrë jeshile



TRUMZA

Prej saj mund të nxirret vaji balsamik, që zakonisht përdoret për të gjitha gatimet e peshkut. Përdoren gjethet dhe lulet e saje si erëza për aromatizues dhe ne ushqime si mishi, salca, supa, etj. Trumeza është një nga komponentët kryesorë të likerit benediktin.


XHENXHEFILLI

Përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në fitoterapi. Japonezët e përdorin për të marinuar peshkun, ndërsa njihet për vetitë e tij në lehtësimin e dhimbjeve të barkut




RIGONI

Mjaft i ngjashëm me maxhoranën. Rigoni ka një aromë shumë më të fortë. Është ndër ato pak erëza që e ruajnë mirë aromën edhe kur thahen, prandaj nuk ka rëndësi nëse nuk e gjeni të freskët




MAJDANOZI

Majdanozi është shumë i pranishëm në kuzhinën italiane dhe është një nga ato erëza që nuk duhet të mungojë kurrë. Përdoret gjithmonë i freskët, pasi i tharë e humbet aromën, por për fat nuk mungon kurrë në treg.





SPECI I KUQ

Ka lloje të ndryshme, si për nga forma, ashtu dhe për nga fortësia e shijes. Në kuzhinë ai përdoret si erëz e tharë, e plotë ose e grirë



SHAFRANI

Në treg paraqitet në dy forma: në pluhur, që i shtohet përgatitjes siç është, ose i tretur me pak ujë apo lëng. Thekët e shafranit, nga ana tjetër, lihen për gati një orë në pak ujë dhe përdoren bashkë me lëngun e tyre. Si produkt i shtrenjtë ai përdoret në doza shumë të vogla




ARREMYSHKU

E kultivuar në juglindjen aziatike, përdoret për aromatizimin e ëmbëlsirave, salcave, të mbushurave dhe kokteileve. Gjendet si pluhur, por meqë substancat aromatike i humbasin shpejt, preferohet të blihet e plotë, duke e ruajtur në kuti të mbyllur mirë.


No comments:

Post a Comment