4/12/2014

Japrake te mbushur me oriz dhe mish vici te grire



PERBERESIT

Për 4-5 persona

40-50 copë gjethe rrushi
400 gr mish vici te grire
2 filxhan caji me oriz
1 qepë te grire holle
3 thelbinj hudher tegrira holle
1 filxhanë kafeje me vaj ulliri
kripë-piper-rigon
1 lemon (lengun)
2 luge gjelle me nenexhik te fresket
2 domate te fresketa te grira





PREGATITJA

Ne nje tenxhere me vajin e ullirit te nxehur kaurdisim qepët e grira hollë bashke per 2-3 minuta, shtojme mishin e grire dhe e skuqim bashke me qepen per 6-7 minuta. Shtojme hudhren, domaten, kripen, piperin, rigonin, orizin, nenexhikun dhe i perziejme. Shtojme 1,5 filxhan caji me uje te ngrohte dhe e leme mbushjen e japrakeve te marri nje vale per 5-6 minuta.  Gjethet e rrushit lahen mire dhe hidhen në ujë të vluar me kripe për 2-3 minuta, që të zbuten (ose perdorim gjethe rrushi te gatcme ne konserve). Kullojme gjethet e rrushit dhe i hapim në tavolinë ( pjesa e shkëlqyer nga poshtë). Vendosim mbushjen mbi gjethet e rrushit me nje luge gjelle dhe i mbështjellim në formë roleje duke futur anët nga brenda.



Japrakët e mbështjellë i vendosim në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund te tenxheres vendosim disa gjethe rrushi, pastaj shtojme lengun e limonit, 2 filxhana caji me ujë (ose lëng mishi) dhe pak kripë. Sipër japrakeve vendosim një pjatë, i mbulojme me kapak dhe i ziejme në zjarr të avashëm për 30-40 minuta. Japrakët sherbehen te ngrohta dhe mund të shoqërohen me kos, salce Hollandeze ose me lëngun e vet të prerë me vezë. Gatim te mbare.


No comments:

Post a Comment