4/12/2014

Kreme pasticerie me shije te ndryshme





PERBERESIT

700 ml qumesht te fresket
300 ml qumesht pana
200 gr sheqer
50 gr niseshte te situr
30 gr miell te situr 
1 veze
2 te verdha vezesh
1/4 luge kafe me kripe
1/2 luge kafe me vanilie
1 luge kafe me gjalpe ne temp. dhome



PREGATITJA

Pregatitja e kremes te pasticerise do shume kujdes ne perzierien e perberesve ne momentin e ngrohjes se qumeshtit qe te mos na krijohen kokrriza. Menyra me e mire per te ngrohur qumeshtin eshte jo ne zjarr te fuqishem. Per te pregatitur nje krem pasticerie cilesore me e mira do ishte ta ngrohim qumeshtin ne nje banjo mari.



Ne nje tenxhere ne banjo mari vendosim 300 ml qumesht pana, 600 ml qumesht te fresket, vanilien dhe i ziejme me ngadale. Ne nje ene porcelani ( ose plastike) vendosim miellin, niseshten, vezen, 2 te verdhat e vezeve, sheqerin, kripen, 100 ml e qumeshtit te mbetur dhe i perziejme mire deri sa te kemi nje krem omogjen. Ne momentin qe qumeshti qe po ngrohim eshte i vakur marrim nje filxhan caji me qumesht te vaket dhe e hedhim me ngadale ne kremin me vezeve qe pregatitem duke e perzier vazhdimisht qe te mos na prihen vezet. Hedhim kremin e vezeve ne qumeshtin qe po ngrohet ne banjo mari por ne te njejten menyre duke e perzier vazhdimisht deri sa te na trashet krema e pastiqerise. Heqim kremen nga banjo mari, shtojme gjalpin dhe e perziejme perseri deri sa te shkrihet gjalpi dhe te perzihet mire me kremen.




Vendosim kremen ne nje ene qelqi deri sa te ftofet e mbulojme me nje cellofan dhe e vendosim ne frigorifer per ta perdorur per mbushje embelsirash te ndryshme, turta, pasta flora, tarta, milfeik, embelsira frigoriferi dhe shume lloje te tjera embelsirash. Ne qofte se duam nje kreme pasticerie me shije cokollate vendosim ne kremen baze te pasticerise qe pregatitem 80-100 gr fondente (cokollate te zeze) te grire, ne momentin qe perziejme kremin e vezeve me qumeshtin qe po ngrohnim shtojme dhe fondenten dhe e perziejme mire.








Kremen e pasticerise baze mund ta perziejme me nje filxhan shllak per ti dhene nje shije pak me te lehte. Mund ta shoqerojme me arra,lajthia ose fruta dhe mund ta konsumojme si embelsire. Gatim te mbare.









No comments:

Post a Comment