4/10/2014

Krepa te mbushura me krem djathi, mjalte dhe arra


PERBERESIT

Per 3-4 persona

300 gr kreme djathi (maskarpone)
100 gr arra te shtypura
6 luge supe me mjalte

PERBERESIT PER KREPAT

250 gr miell
3 veze
shum pak sheqer (1/2 luge kafe)
500 ml qumesht te fresket
2 luge kafe gjalp te tretur



PREGATITJA

Ne nje ene plastike te thelle perziejme mire me nje mikser miellin,vezet,gjalpin dhe sheqerin. Shtojme qumeshtin me ngadale duke e perzier deri sa te na formohet nje kreme homogjene e trashe.Brumi i krepave eshte gati. Ngrohim nje tigan me diameter 30 cm dhe e lyejme me pak vaj qe te mos na ngjiten krepat ne procesin e pregatitjes se tyre.
Hedhim me nje garuzhde te supes nga brumi i krepes ne tigan dhe kthejme tiganin qe te perhapet brumi i krepes ne te gjithe fundin e tiganit. Pjekim krepen ne temperature normale. Kur krepa ka marre ngjyren e deshiruar e kthejme me nje shpatull qe te piqet nga ana tjeter. Pjekim te gjitha krepat ne te njejten menyre dhe i ruajme te ngrohta. Lyejme cdo krepe me kreme djathi dhe shtojme arra, mbasi i kemi mbeshtjelle ne forme roleje i presim ne pjese simetrike dhe shtojme mbi to mjalte. Gatim te mbare.

No comments:

Post a Comment