4/11/2014

Kukurec



PERBERESIT

2 kg zorre qengji
te brendeshmet e deles
1.5 luge kafe me trumez
2 luge kafeje me kripe
1/2 luge kafeje me piper te zi te bluar
rigon
1 limon (lengun)
70 gr gjalpe
1 qepe te vogel te grire ne rende




PREGATITJA

Kthejme me kujdes nga ana tjeter zorret dhe i lajme shume mire me uje te bollshem. Vendosim zorret ne nje kullese qe te kullojne dhe i marinojme me pak kripe. Rrotullojme mbas dores qe te mos na rreshkasin zorret nje e nga nje dhe i vendosim ne nje ene plastike duke lene fillimin e cdo zorre te lire ne buzet e enes plastike. Te brendeshmet e qengjit, mushkerite, gjendrat, melcite, dhjamrat, zemren etj. i presim ne kubike (pjese katrore) dhe i marinojme me kripe, piper, rigon, trumez dhe qepe. Ne nje ene te vogel metalike shkrijme gjalpin, shtojme lengun e limonit, i perziejme mire dhe i leme menjane ne nje vend te ngrohte. Pregatitja e kukurecit do nje perkushtim te kujdesshem sepse teknika e lidhjes eshte pak e vecante.



Ne nje shufer hekuri (hell) vendosim (ngulim) te brendeshmet qe kemi marinuar me rradhe te crregullt (jo 2 copa te perbrendeshme te njellojta) 1 mushkeri, 1 melci, nje gjenderr, 1 zemer etj. Duke ndjekur te njejten rradhe si me lart ngulim ne hell te gjitha te perbrendeshmet. Vendosim hellin ne pozicjonin pingul dhe e  rrotullojme vazhdimisht duke i lidhur zorret (vertikalisht dhe paralelisht). Vendosim hellin me kukurecin e pregatitur qe te piqet mbi prushin e  parapregatitur dhe e leme te rrotullohet me ngadale rreth 1.5-2 ore. Gjate kohes se pjekies lyejme kukurecin me nje furce gatimi vazhdimisht me perzierjen e pregatitur me gjalp dhe limon. Presim ne rracjone kukurecin dhe e sherbejme te ngrohte. Gatim te mbare.
 Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.


No comments:

Post a Comment