4/17/2014

Lule laker e skuqur me veze dhe miell misri




PERBERESIT:
 
1 lule laker te prere ne pjese te vogla
3/4 filxhan çaji me miell misri

2 vezë
½ filxhan çaji qumësh
Kripë - piper
3 lugë supe djathë kackavall (parmexhana) te grire
vaj per skuqie




PREGATITJA:

Në nje tenxhere me uje me kripe hedhim lulen e lakres te lare mire dhe i japim një valë  për 5 minuta. Njerrim lulen e lakres gjysem te zier nga uji i ngrohte e kullojme dhe i shpelajme me uje te ftohte.
Në një ene plastike perziejme mire vezët, qumështin, kripën, piperin dhe djathin e grire. Vendosim pjeset e lules se lakres ne vezen e pregatitur me perberesit e tjere dhe i sperkasim me miellin e misrit. Skuqim ne nje tigan me vajin e nxehur deri sa te marrin nga te gjitha anet nje ngjyre te kuqerremte. Vendosim lulen e lakres se skuqur ne nje leter guzhine qe te kulloje vaji i tepert dhe i sherbejme menjehere te ngrohta. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments:

Post a Comment