4/21/2014

Marmelate molle





PERBERESIT

2 kg molle
3 filxhana caji me uje
1 lemon vetem lengun 
500 gr sheqer kristal te bardhe
1 luge gjelle kanelle pluhur





PREGATITJA

Lajme, qerojme dhe presim mollet ne kubike. Ne nje tenxhere vendosim mollet, ujin dhe sheqerin. Ne zjarr jo shume te forte e ziejme marmelaten deri sa te zbuten mollet. Hedhim kanellen lengun e limonit dhe e ziejme akoma per 10 minuta duke e perzier mire dhe e largojme tenxheren nga zjarri. E leme marmelaten 20-30 minuta deri sa te ftohet mire dhe e vendosim neper vazo qelqi por te sterilizuara mire me uje te nxhehte dhe te thara mire, i mbushim dhe i leme bosh 5ml nga kapaku i vazos. Ne nje tenxhere presioni ku te kete uje te nxhehte deri sa te mbuloje cdo vazo 
2 cm lart kapakut i ziejme vazot dhe i leme te ftohen para se ti veme ne vende te fresketa dhe te erreta ose ne frigorifer. Simbas deshires bashke me kanellen mund ti shtojme marmelates dhe 1luge kafe karafil te bluar. Do marri nje shije pak <spicy>. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 
 

No comments:

Post a Comment