4/19/2014

Pite Arabe




PERBERESIT

1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 lugë çaji kripë
2 filxhana caji me miell







PREGATITJA

Së pari duhet te sisim 2 gotat me miell, shtojme dhe 1/2 lugë çaji me kripë në një ene plastike. Krijojme një vrimë në mes te miellit ne enen plastike dhe shtojme 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak ujë.
Perzijini me dorë perberesit deri sa te pregatitet brumi (brume i bute). Sperkateni me miell nje pjese te sipërfaqen te tavolines dhe vendoseni brumin mbi atë. Vazhdoni ta punoni per 5 minuta akoma deri sa te formohet nje brume i bute dhe e leme te qetesohet per 20 minuta. Ndajeni brumin ne 8 pjese te barabarta. Çdo pjesë te brumit do ta hapni me një okllai ne formën dhe madhësinë qe do kete pita arabe. Nxehni një tigan pa yndyrë. Shkundni pitet arabe për të lënë miellin e tepert dhe vendosini nje e nga nje ne tigan per tu pjekur. Piqini pitet nga njëra anë për 2 minuta dhe kthejeni nga ana tjeter per 2 minuta te tjera. Pitet arabe jane gati. Me keta perberes pregatisni 8 pite arabe te cilat sherbehen te ngrohta. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 

 

No comments:

Post a Comment