4/14/2014

Poleni i bletes




Poleni është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep atij vetitë kuruese. Bleta e mbledh polenin dhe e rezervon atë brenda hojeve për t’u ushqyer me të. Poleni është burimi kryesor i proteinës dhe vitaminave për bletët.






Përbërësit e polenit:

1. Proteina: 25-35% (Shumica e tyre janë aminoacide bazë që i nevojiten organizmit të njeriut dhe të cilat ai nuk mund t’i krijojë vet.
2. Yndyra: 5%
3. Sheqerna: 35%
4. Ujë: 8-12%
5. Vitamina: Grupin e vitaminave B, Vitaminë A, C dhe H.
6. Minerale: Poleni përmban një numër të madh mineralesh të domosdoshme për njeriun, si: kalcium, botacium, sodium, zink, magnezium, aluminium, bakër, plumb, etj.
7. Fermente dhe enzima: Poleni përmban një numër të madh prej tyre, si: invertase, phosphatase, amylase, catalase, sucrose, diastases, etj.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai hap oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.
2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.
3. Pakëson shqetësimet nervore.
4. Ilaç efektiv për rastet e varfërimit të gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.
5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakterien e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik dhe diarresë kronike. Ai konsiderohet si ushqimi shembullor i zorrëve.
6. Përmirëson funksionin e prostatit dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm për zmadhimin e prostatit tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit.
7. Aktivizues i sistemit imun dhe anti infeksion.
8. Ilaçi më i mirë që i këshillohet të sëmurëve me mëlçi për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.
9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak dhe  në uljen e përqindjes së yndyrave. Forcon muret e enëve të gjakut.
10. Ushqen lëkurën, përmirëson ndërtimin e saj dhe i jep asaj elasticitet dhe freski.
11. Shumë i dobishëm për të sëmurët me urinë diabetike, pasi që ndihmon pankreasin në përmirësimin e funksioneve të tij.
12. I këshillohet nënave gjatë kohës së shtatëzanisë dhe të gjidhënies.
13. Vepron në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe memories.
14. Vepron kundër rënies së flokut me shumë efikasitet si rezultat i Glosidit “Rutine” që përmban.
15. Forcon kapilarët e gjakut, sepse ndihmon në prodhimin e collagenit dhe elastinit (protean që futen në përbërjen e kapilarëve të gjakut, kërceve dhe ligamenteve), përkrah lëndës “Rutine” që ai përmban dhe që është një lloj sheqeri i cili luan rol në rezistencën e mureve të brendshme të kapilarëve të gjakut.
16. Korrigjon çrregullimet funksionale në organizëm me anë të rikthimit të stabilizimit të metabolizmit që vuan nga mangësia apo defekti.
17. Përmirëson depozitimin e vitaminës C.

Doza dhe mënyra e përdorimit:
  • Doza përcaktohet në varësi të moshës, peshës dhe dietës së pacientit.
1. Për të rriturit: 3-4 gram (një lugë gjelle), dy herë në ditë.
2. Për sportistët: 10 gram ne dite.
3. Për të vegjlit: Për foshnjat 6 muajsh: një lugë të vogël kafe, vetëm një herë në ditë. Për fëmijët 3-5 vjeç: 2 gram (një lugë të vogël), një deri dy herë në ditë. Për fëmijët 6-12 vjeç: 3 gram (një lugë e mesme), një deri dy herë në ditë.
  • Shpesh ndodh befasim tek ata që përdorin polen për herë të parë, për shkak të shijes së tij të veçantë, por shpejt ata mësohen me të, me kusht që të vazhdojnë ta marrin me rregull, duke zgjedhur një nga mënyrat e mëposhtme:
- Duke e përzierë  sasinë e posaçme të polenit me një gotë qumësht apo limonadë, për ta pasur të lehtë mundjen e shijes së tij.
- Duhet ta përtypësh mirë me qëllim që të prodhohen sekrecionet e nevojshme, pastaj të pish një gotë ujë pas përcjelljes së tij.
- Preferohet që poleni të merret me ngrënien e mëngjesit, por mundet që të shpërndahet në vaktet e tjera të bukës gjatë ditës.
- Këshillohet që poleni të përdoret për një kohë jo më pak se tre javë rresht, sidomos në fillim të përdorimit të tij, me qëllim që të korrësh frytet e tij.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të polenit të bletës:

Ekzistojnë disa raste sëmundjes, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin polenin:
1. Ata që kanë alergji në sistemin e frymëmarrjes (astmë, alergji në gjoks).
2. Ata që kanë alergji në sistemin tretës.
3. Infeksionet e stomakut dhe të duodenit, sidomos nëse merret me përmasa të mëdha para ngrënies.
4. Të sëmurët me urinë diabetike (të cilët kurohen me insulin), nuk këshillohen të marrin shumë polen, sepse ai përmban shumë karbohidrate.

Ruajtja dhe depozitimi:

1. Poleni duhet të ruhet larg dritës së diellit, sepse dielli i shkatërron grupet e flavonoideve, vitaminave dhe enzimave të tij.
2. Larg nxehtësisë, sepse ajo ia ul vlerat dhe vetitë kuruese dhe ushqyese polenit.
3. Poleni duhet të ruhet në vende të ftohta ose edhe i ngrirë,  në enë të vulosura mirë, sepse lagështira e prish atë dhe në të mund të formohen disa lloj insektesh.
4. Mund të ruhet edhe i përzierë me mjalt.

No comments:

Post a Comment