4/13/2014

Qofte me mish vici dhe deleje



PERBERESIT
  
Per 6 rracione

300 gr mish te grire vici
500 gr mish te grire dele
2 qepe te grira ne multi dhe e shtrydhur nga lengu
4 thelbinj hudhra te grira ne multi
1 luge kafe rigon
piper te bardhe te sapo bluar
1 filxhan kafeje me maidano
4 luge gjelle me vaj ulliri
1 luge gjelle me piper te kuq parpika
kripe




PREGATITJA

Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perbersit e lartpermendur qe te krijojme nje mase homogjene duke e ngjeshur si brume per 10-15 minuta. Vendosim masen e pregatitur ne frigorifer per 50-60 minuta. Marrim me dore te lagur (qe mos na ngjitet ne dore mishi i grire) nje pjese nga masa homogjene e mishit te grire te pregatitur me perberesit e tjere dhe i japim formen e deshiruar (qofteve). Pjekim ne skare qoftet e per 10-15 minuta duke i kthyer nga te gjitha anet. Qoftet e mund ti sherbeni me domate te pjekur, pite te pjekur, patate te skuqura, oriz me zarzavate dhe me salce pikante B.B.Q sipas deshires.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment