4/16/2014

Roli i peshkut ne organizmin e njeriut




Ekzistojnë lloje të pafundme peshqish por nëse do të provonit vetëm disa prej tyre metabolizmi juaj do të perfeksionohej. Peshku është ushqimi që ka vlera të jashtëzakonshme dhe nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja. Të paktën tre herë në javë peshku duhet konsumuar qoftë vetëm apo i shoqëruar me sallata.





Peshku shpesh quhet ushqim për trurin. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili rrit dukshëm humorin. . Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon gjendjen emocionale.I pasur në përbërës ushqimor thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh.

Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndetshme i japin trurit fuqi të pabesueshme.Ushqimi i pasur me acide yndyrore omega 3, zvogëlon rrezikun nga problemet mendore, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht me kalimin e moshës.

Për zemër dhe tru të shëndoshë preferohet si ushqim peshku, madje së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë.Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar me ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë mërkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës.

Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën.Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP.

No comments:

Post a Comment