4/18/2014

Rreziku nga ushqimet e ruajtura ne frigorifer



Ushqimi që mbahet në frigorifer, jo gjithmonë është I sigurt dhe me vlera ushqyese. Sipas specialistëve një pjesë e konsiderueshme e mykut në organizëm shkaktohet prej sëmundjeve frigoriferike. Me konkretisht qytetarët nuk duhet të konsumojnë ushqim të gatuar që është ruajtur në kushte frigoriferike për më shumë se tre ditë, pasi ky lloj ushqimi konservon mikrobe të padukshme, por shumë të rrezikshme për organizmin. Nga ana tjetër frigoriferi duhet të pastrohet minimalisht dy herë në muaj, pasi akulli mund të grumbullojë të ashtuquajturat toksina mjaft të dëmshme për shëndetin. Një rregull I tillë vështirë se zbatohet të paktën prej tregtarëve, pjesa më e madhe e të cilëve e pastrojnë frigoriferin vetëm një herë në vit. Specialistët thonë se rrezik përbën edhe ushqimi që hyn dhe del shpesh prej frigoriferit. Kështu nëse një ushqim I vendosur në akull shkrin, bashkë me akullin largohen të gjitha vlerat e tij ushqyese. Ata që duhet të tregojnë më tepër kujdes për të shmangur sëmundjet frigoriferike janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta. Megjithatë specialistët thonë se kontingjenti më I rrezikuar prej këtyre sëmundjeve janë personat që kanë hequr bajamet. Konsumatorët gjithashtu duhet të tregojnë kujdes sidomos në këtë stinë me ujin dhe lëngjet që konsumojnë. Lëngjet e ruajtura në frigorifer, duhet të lihen për pak momente në temperaturën e ambientin e më pas të konsumohen.

No comments:

Post a Comment