4/17/2014

Sallate lakre me zarzavate te ndryshme


PERBERESIT
Per 5-6 persona

1/2 laker te mesme
1 spec jeshil
1 spec te verdhe
1 spec te kuq 
3 karrota te grira ne rende 
3 gjethe selino te grira
1 filxhan caji me vaj ulliri 
3 luge gjelle me uthull
kripe
piper te bardhe te sapobluar
3 thelbinj hudher sipas deshires



PREGATITJA

Grijme te gjitha zarzavatet pasi i kemi lare me uje te bollshem dhe i vendosim ne nje ene plastike te bollshme per ti perzier me lehtesi te gjithe perberesit e larte permendur. Te gjitha zarzavatet e grira i sperkasim me kripe dhe piper te bardhe aq sa duhet duke e provuar shijen e sallates.
 









Shtojme vajin e ullirit, uthullen dhe i perziejme mire te gjithe perberesit e sallates. Sallata e lakres me zarzavate te ndryshme mund te konsumohet dhe diten tjeter duke e ruajtur ne frigorifer per arsyen se ka shije me te theksuar pasi te gjitha zarzavatet leshojne aromen e tyre. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.


No comments:

Post a Comment