4/10/2014

Sallate me karkaleca deti



PERBERESIT

500 gr karkaleca deti te pastruara
½ kastravec te qeruar te grirë ne kubik
1 spec te kuq te grirë ne kubik
½ tufe majdanoz te grirë
½ filxhan caji misër të zier
1 degë selino te grirë
2 qepë të njoma te grira
1 limon (lëngun dhe pak lëkurë të grirë)
1/3 filxhan caji me vaj ulliri
1 lugë të vogël kafeje mustardë
1 maje luge kafeje me piper të bardhe
1 lugë të vogël kafeje estragon (erez pak pikante)
kripë



PREGATITJA

Ziejmë mishin e karkalecave të detit për 3-4 minuta në ujë me kripë dhe e kullojmë. Përgatitim marinadën duke përzier së bashku vajin e ullirit, mustardën, estragonin, piperin e bardhe, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe pak kripë. E hedhim masën mbi mishin e zier të karkalecave të detit. I heqim farëzat kastravecit para se ta grijme në copa të vogla kubike dhe i hedhim ne nje ene plastike, shtojmë qepët, shtojme selinon, specin dhe majdanozin. Përziejmë perimet me misrin, karkalecat dhe marinadën duke e perzier me kujdes dhe servirim sallatën. Gatim te mbare.

No comments:

Post a Comment