4/13/2014

Sallate pranverore



PERBERESIT

sallate jeshile 
laker
karrote te grire
kruton (buke e thekur ne kubik)
rrush te thate
stika pishe
krip
piper te bardhe te sapo bluar 
salce chef (sause chef)






PREGATITJA E SALCES CHEF (sause chef )  

Ne kushtet shtepiake mund te pregatisim salcen chef per sallaten pranverore dhe mund ta perdorim per sallata te ndryshme, per patatet e skuqura,per zarzavate te ziera etj. Ne nje filxhan caji perziejme mire keta perberes:

2 luge gjelle majonez
1 luge gjelle kecap
pak krip
pak sheqer
pak piper te bardhe 

1 luge kafe vere te kuqe te embel(ose soja sause)
1 luge gjelle qumesht pana

PREGATITJA E SALLATES

Per pregatitjen e 1 sallate pranverore ne nje ene plastike te bollshme per tu perzier mire sallata hedhim sallaten jeshile,lakren,karroten,krutonet,stikat e pishes,rrushin e thate,kripe,pak piper te bardhe dhe nje luge gjelle me salce chef. Perziejme lehte te gjithe keta perberes dhe i sherbejme ne nje pjate sallate. Gatim te mbare.

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

No comments:

Post a Comment