4/17/2014

Supe me qiqra dhe kerpudha




PERBERESIT  

Per 3-4 racione

200 gr qiqra te vena ne uje 12 ore para
300gr kerpudha te fresketa ose konserve
1 luge kafeje me pozmarin
2 thelbinj hudher te grire
2 patate te vogla
1 filxhan kafeje me vaj ulliri.
kripe-piper



PREGATITIA

Kullojme qiqrat nga uji qe i vume para 12 oresh. I ziejme ne uje pa kripe per 1.5 ore ose ne tenxhere presioni per 40 min. Grijme hudhren imet, grijme pataten e pastruar ne kubik te vegjel. Ne nje tenxhere kavurdisim per 2-3 minuta hudhren dhe rozmarinen me 4 luge vaj ulliri, shtojme kerpudhat, patatet dhe i kavurdisim te gjithe perberesit per 2-3 minuta te tjera. Shtojme qiqrat e ziera. Hedhim kripen dhe piperin duke provuar shijen e supes. I ziejme duke i hedhur aq uje sa te mbulohen te gjithe perberesit, per nje supe me leng te mpiksur. Sherbejme supen me leng lemoni (sipas deshires) me buke te thekur me pak vaj ulliri dhe rigon. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment