4/22/2014

Supe peshku (me peshk te kuq)



PERBERESIT

Per 6-7 persona

2 peshq te kuq deti (700 mg)
2 patate te grira
1 qepe te grire
2-3 karrota te grira
4-5 gjethe seleri
kripe - piper
5 luge gjelle me vaj ulliri






PREGATITJA
Pastrojme dhe i lajme shume mire peshqit. Lajme zarzavatet me uje te bollshem dhe i grijme trashe. Ne nje tenxhere vendosim te gjitha zarzavatet qe te ziejne 15-20 minuta dhe shtojme pak kripe dhe piper. Vendosim peshqit bashke me zarzavatet qe te ziejne bashke per 10-15 minuta akoma.







Nxjerrim peshqit nga tenxherja dhe i vendosim ne nje pjate qe te ftohen. Pastrojme mishin e peshkut nga kockat dhe nga lekura, e vendosim ne nje pjate, dhe e leme menjane.







Heqim tenxheren nga zjarri. Me nje site kullojme lengun e zarzavateve e te peshkut dhe e vendosim ne nje tenxhere tjeter. Zarzavatet e ziera i vendosim ne nje procesor shtepiak grires dhe i grijme mire deri sa te krijohet nje pure zarzavatesh.




Vendosim tenxheren me leng mbi zjarr, shtojme purene e zarzavateve, vajin e ullirit, mishin e peshkut te pastruar, provojme shijen e supes per kripe dhe piper dhe po te nevojitet shtojme pak akoma. I leme te ziejne per 10-15 minuta dhe mund ta sherbejme supen duke e sperkatur me pak majdanos te fresket te grire persiper, pak leng limoni te fresket sipas deshires. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment