4/13/2014

Turli me mishra te ndryshem



PERBERESIT

500 gr mish dele (brinje)
400 gr mish pule (krahe pule)
1 qepe te grire
2 patate te grira
2 speca jeshil
2 karrota te grira
4 thelbinj hudher te shtypura
1 filxhan kafe me vaj ulliri
2 domate te grira pa lekure
1 filxhan kafeje me salce domate
oriz dhe nudel per ta shoqeruar
kripe
piper
1 filxhan kafeje me vere te bardhe






PREGATITJA

Ne nje tenxhere skuqim qepen me vajin e ullirit te nxehur. Shtojme mishin e deles dhe mishin e pules dhe i kavurdisim bashke me qepen per 6-7 minuta duke i perzier vazhdimisht. Shtojme specat, hudhren, karroten, domatet dhe i skuqim per 2-3 minuta te tjera. Shtojme salcen e domates, patatet, kripen, piperin dhe pasi i kemi kavurdisur mire te gjithe perberesit i shuajme me veren e bardhe. Perziejme te gjithe perberesit deri sa te largohet alkoli i veres dhe hedhim 3 filxhana caji me uje te ngrohte. Pasi turliu ka mare nje vale ulim temperaturen e kuzhines dhe e leme te zieje ne zjarr te avashte per 30-40 minuta. Sherbejme turliun te ngrohte me oriz dhe nudel te zier.

No comments:

Post a Comment