4/30/2014

Ushqim i plote dhe i dobijshem per femijet








Shkencëtarët deklarojnë se ushqimi i plotë për fëmijën është qumështi i nënës dhe se ky ushqim plotësohet vetëm kur nëna e ushqen fëmijën e saj dy vjet. Të gjithë mjekët deklarojnë se qumështi i gjirit nuk përmban baktere dhe konsiderohet më i dobishëm për fëmijën sesa çdo qumësht tjetër artificial. Mjekët kanë konstatuar se fëmijët që ushqehen me qumësht artificialë me shishe biberoni u ekspozohen infeksioneve të ndryshme, edhe kur shihet janë të dezinfektuara. Sipas rezultateve të një kongresi mjekësor bashkëkohor, thuhet se etapa ideale e dhënies së gjirit është dy vjet, për faktin se gjatë atyre dy viteve fëmija ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për substanca të imunizuara për të zhvilluar sistemin e imunizuar dhe këto substanca mund t'i gjejë vetëm tek qumështi i gjirit. Shkencëtarët kanë zbuluar se qumështi i gjirit përmban substanca të imunizuara kundër baktereve.

No comments:

Post a Comment