5/06/2014

Domatet dhurate e natyres per te luftuar semundjet



Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik finlandez, domatet, një nga përbërësit kryesorë të dietës mesdhetare, përgjysmojnë rrezikun e një iktusi në tru. Dhe sipas studiuesve, efekti është akoma më i madh në parandalimin e një ishemie, për të cilan përkundër hemorragjisë cerebrale, reduktimi i rrezikut në rastin e konsumimit të domateve shkon në 60 për qind. Studimi i gjerë finlandez ka nisur në vitet ‘90 dhe ka përfshirë në eksperiment disa mijëra meshkuj të moshave 46-65 vjeç. Në një hark kohor prej 12 vjetësh, 67 prej tyre kishin pësuar një iktus, por në asnjë rast nuk ishin prekur ata persona që kishin në gjak përqindje të likopenit (substanca që u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe që gjendet me shumicë brenda tyre). Duke u nisur nga ky fakt, studiuesit kanë vlerësuar benefitet e domates në mbrojtjen e shëndetit të njeriut, veçanërisht në reduktimin e rrezikut nga ishemia dhe iktusi në tru.





Veç likotemit, domatet përmbajnë antioksidantë të shumtë të cilët shkatërrojnë radikalet e lira dhe ndaj cilësohen nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës për të luftuar sëmundjet. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

No comments:

Post a Comment