5/05/2014

Nenexhiku






Nenexhiku (menta) menderza, diozma apo nane sic i thone ne krahina te ndryshme ne Shqiperi eshte nje bime barishtore shume vjecare me arome qe nuk mund te  ngatarrohet lehte. Me nje arome kundermuese te mentes, nenexhiku perdoret ne shume receta tradicionale Shqiptare por edhe ne ndermarriet farmaceotike per paste dhembesh, vaj esencial, balsame etj. 






Por nuk duhet te ngatarrohet me menten qe perdorim ne shqiptaret ne kuzhine, kjo eshte nje lloj tjeter menteje qe ne Austri njihet me emrin Kartner Minze. Kjo ka te njejten arome me nenexhikun tone, ate qe kane perdorur gjyshet tona ne gatimet te ndryshme. Pervec se ka nje arome dhe shije te vecante ne gatim, eshte e dobishme per tretien e ushqimit, probleme me stomakun, me dhimbiet e kokes etj. Nenexhiku ka nje perdorim te gjere ne guzhine si ne salca makaronash me domate, ne lakroret e famshem te Korces me domate dhe qepe, ne fergesa, ne disa lloje supash, sallata, pistili me spinaq, ne salca me baze kosin, ne japrake etj.
 

No comments:

Post a Comment