5/06/2014

Shega simbol i jetegjatesise





Lengu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Ky frut ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve. Studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi antioksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut.

No comments:

Post a Comment