6/17/2014

Ushqimi me i shendetshem dhe me i shijshem - ushqimi sezonal



Domatet

Një rracion domate, të prera në feta ju jep dozë të vitaminës C e cila është e barabartë me një të tretën e nevojave tona ditore për këtë vitaminë, kurse më këtë sasi të domates fitojmë të njejtën sasi edhe të vitaminës A. Kjo perime është e pasur edhe me vitaminë B6, E dhe K, kurse përmban edhe fibra. Domatja përmban edhe likopen, antioksidans i fuqishëm i cili ndihmon në luftimin e disa llojeve të kancerit, mirëpo edhe në mirëqenien e shëndetit kardiovaskular.

Pjeshkët

Një pjeshkë e madhësisë së mesme, krahas shijes së mirë, i sjell organizmit tonë shumë fibra, vitamina C dhe A. Vitamina A ndihmon organizmin tonë që të mbajë baraspeshën e lëngjeve gjatë ditëve të gjata të verës, kurse vitamina C bën çudira në sistëmin imunitar të lëkurës, posaçërisht në periudhën e verës, kur ajo i është ekspozuar rrezeve agresive të diellit.


Natyra vetë na ka siguruar shijen më të mirë të pjeshkës, prandaj është më mire që atë ta hani të freskët. Nëse doni të jeni më kreativë, mund që t’i kombinoni me disa toptha akullore nga vamila dhe kanella.





Nektarina

Sikurse edhe pjeshkët, edhe nektarinat janë plot me fibra, vitaminë A dhe C, kurse në anën tjetër, niveli i kalorive në këtë pemë është jashtëzakonisht i vogël. Edhe pse janë më të mira kur i hamë të freskëta, shijet e pasura të nektarinës na japin mundësinë që prej tyre mund të bëhet gjithçka ne kuzhine, nga lyerja e pazakontë e mishit, e deri tek ëmbëlsirat e pafundme etj...



Misri

Misri është shumë i pasur me fibra dhe me ujë. Në të ka edhe shumë vitaminë C, dhe një vakt misri përmban 10% të sasisë së përgjithsme të këtij vitamini që ju nevojitet brenda një dite.



Shalqini

Përderisa temperaturat rriten, një fetë shalqini, e cila është plot me ujë, do t’ju sigurojë që të mbeteni të hidratuar. Për faktin që 92% e shalqinit është ujë, ai ka shumë pak kalori. Ai gjithashtu përmban vitaminë A dhe C, kurse në të ka likoden dhe beta karoten.


No comments:

Post a Comment