9/12/2018

Supë Me Të Brendëshmet E Qengjit (Magjirica Greke)





A e dini se magjirica është një supë tradicionale e fesë ortodokse dhe konsumohet në darkën e së shtunës së madhe mbas ringjalljes së krishtit dhe mbas 40 ditëve të agjerimit?  Një recetë e shijshme, gatim tradicional për tryezën e Pashkëve. Një supë e shijshme me aromë erëzash të freskëta, plot me proteina për të mëdhenj dhe të vegjël...





       PËRBËRËSIT

të brendëshmet e qengjit
1 qepë të thatë
2 tufa me qepë të njoma tëgrira
1/2 tufë me kopër të grirë
1/2 tufe me majdanoz të grirë
3/4 filxhan çaji me vaj ulliri
50 gr oriz (Glase)
kripë, rigon, piper

   PËR SALCËN E LIMONIT

2 te verdha vezësh
1 limon (lëngun)
1 lugë gjelle me niseshte


                     

                                    PREGATITJA

I lajmë të brendëshmet e qengjit dhe i ndajmë veç melçinë, mushkëritë, zemrën dhe gjëndrat. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm që të ziejnë sa të marrin valë për 10 minuta. Mbasi të kenë zier kulojmë ujin dhe i grijmë të brendëshmet hollë. Lëngun e tyre e hedhim.






Në një tenxhere, hedhim vajin e ullirit, të brendëshmet, qepën e thatë të grirë imët, qepën e njomë dhe i skuqim pak derisa të avullojnë lëngjet dhe të zbuten. Shtojmë koprën dhe majdanozin dhe i përziejmë. Shtojmë 5 gota me ujë dhe sapo të fillojë te ziejë hedhim orizin, kripën, piperin dhe rigonin. E lemë supën të ziejë në temperaturë të ulët deri sa të zihet orizi.

                                                               PREGATITJA E SALCËS SË LIMONIT

Në një tas tresim niseshten në lëngun e limonit, shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë lehtë. Me një garuzhde hedhim me ngadalë në salcën e limonit pak nga lëngu i supës së nxehtë, duke e përzier vazhdimisht për të balancuar temperaturat e tyre. Hedhim salcën e limonit përsëri me ngadalë në supën e mëlçisë, duke e përzier vazhdimisht për të shmangur ''prerjen'' e vezëvedhe e heqim menjëherë nga zjarri.


No comments:

Post a Comment