4/17/2014

Buke me ullinj dhe djathe te bardhe




PERBERESIT

500 gr miell gruri (mulliri) 
1 kuti birre 300 ml
2 luge supe vaj ulliri
1/2 luge kafe me kripe


PER MBUSHJEN

100  gr djathe te bardhe te thermuar 
150 gr ullinj pa berthame te grira
1/2 luge kafe me rigon
1/2 luge kafe me rozmarin te bluar



PREGATITJA

I vendosim te gjithe perberesit e brumit ne nje robot shtepiak dhe e leme te punoje duke i shtuar perberesit e mbushjes pas 15 minutave. E perpunojme brumi deri sa te mos te ngjitet neper duar. Brumin qe pregatitem e perpunojme pak me duar dhe e vendosim ne nje tepsi te mbuluar me nje pecete rreth 30 min per tu qetesuar.






Vendosim brumin ne nje tepsi te lyer me yndyre duke i dhene formen bukes sipas deshires tuaj.







Forma bukes mund ti jepet dhe ne gjysem hene si ne foto.


Brumin mund ta vendosim ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe duke e hapur me duar i japim formen e nje piteje si ne foton e mesiperme. Presim piten e formuar me nje thike ne mes dhe e sperkasim brumin me rozmarin te bluar. Pasi e kemi lene brumin dhe 20 min te tjera per tu qetesuar e vendosim ne furre te parapregatitur te nxehte ne temperaturen 180-190 grade per 20-25  minuta. 

Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment