4/11/2014

Byrek me djathe, veze dhe qumesht







Nje faleminderit per mamate tona duararta per byreket e shijshem qe na pregatisin...



PERBERESIT  

Per 6-7 persona

Per brumin e petave

700 gr miell
1.5 filxhan caji me uje te vaket me pak kripe
pak vaj dhe pak uthull (per nje pete te shkrifet)




PERBERESIT

Per mbushjen e byrekut

1.200 ml qumesht te fresket
4 kokrra veze
350gr gjize
250 gr djathe te therrmuar
200 gr djathe kackavall
3 luge gjelle gjalp te shkrire
pak kripe duke e provuar shijen
3 luge gjelle me vaj misri 


PREGATITJA

Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perberesit e mbushjes se byrekut pervec djathit kackavall qe do ta shtojme gjate vendosjes se mbushjes pak e nga pak. Zeme brumin me ujin e vaket, uthullen, vajin dhe e leme te pushoje 15-20 minuta. Gjysmen e brumit e ndajme ne 20 toptha dhe i hapim 10 te parat nje e nga nje sa nje pellembe e me pas i hapim si nje te vetme. Ne te njejten menyre veprojme dhe me topthat e tjere. Do pregatisim 2 peta nje larte dhe nje poshte byrekut.






Gjysmen e brymit tjeter e ndajme ne 10-12 toptha te barabarta per te pregatitur peta te tjera te cilat do ti pjekim pak para perdorimit te tyre (ose mund ti blini te gatshme 1 pakete me pite te pjekura)





Vendosim ne tepsine e lyer me pak yndyre 1 nga dy petat e pregatitura. Mbi pete thermojme nje pjese nga pitet e pjekura dhe i shtrojme duke u shtuar pak djathe kackaval dhe 1/4 e mbyshjes se byrekut qe pregatitem me perpara. Ne te njejten menyre veprojme deri sa ta mbushim byrekun me perberesit qe na kane mbetur.






Vendosim dhe peten tjeter per ta mbuluar byrekun dhe i kthejme cepat e byrekut me kujdes qe te bashkohen dy petat e poshtmja dhe ajo e lartmja. Sperkasim byrekun me pak vaj dhe pak uje per te mos na u thare gjate pjekies.







Fusim byrekun ne furre te nxehte ne 180 grade per 30-40 minuta






Presim byrekun ne forma te deshires tone dhe e sherbejme te ngrohte.


Gatim te mbare.













No comments:

Post a Comment