4/16/2014

Cokollate shtepie me arra




PERBERESIT

800 gr sheqer
500 gr qumësht pluhur
50 gr kakao
250 ml ujë  
200 gr gjalpë
300 gr arra 
rrush te thate dhe konjak sipas deshires






PREGATITJA

Ne nje tenxhere vendosim shurupin te zieje,sheqerin dhe ujin ne zjarr te avashte. Me një lugë druri perziejme here pas here shurupin. Sa te filloj te zieje shurupi dhe te nxjerre fllucka e ziejme per 7 minuta dhe e largojme nga zjarri. Me nje site te vogel sisim kakaon dhe qumeshtin pluhur. Ne tenxheren e shurupit vendosim kakaon dhe qumeshtin pluhur duke i perzier keta perberes qe te bashkohen mire dhe e vendosim tenxheren ne zjarr te avashet duke shtuar gjalpin dhe arrat. Pasi jane bashkuar mire te gjithe perberesit heqim tenxheren nga zjarri dhe e vendosim kremen e cokollates ne nje tepsi te shtruar me leter pjekie. E presim cokollaten pasi eshte ftohur mire. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment