4/16/2014

Bakllava




PERBERESIT
 
500 gr peta te holla
400 gr arra te bluara
400 gr gjalpë
1 lugë kafeje kanellë pluhur
1/2 lugë kafeje karafil pluhur





PER SHURUPIN
 
730 gr sheqer
500 ml ujë
lëngun e gjysmë limoni


PREGATITJA
 
Perziejme kanellën pluhur me arrat dhe me karafilin pluhur. Shkrijme gjalpin. Lyejme me yndyrë nje tepsi per pjekien e bakllavase me dimensione 35x45 cm. Shtrojme gjysmat e petave ne tepsi duke i lyer nje e nga nje lehtë me gjalpë. Përhapim në mënyrë të barabartë te gjitha arrat ne te gjithë sipërfaqen e petave ne 2 shtresa. Shtojme petat e mbetura duke i lyer dhe ato me gjalpe.
Presim me nje thike te mprehte bakllavane në copa (katrore, trekëndësha ose sipas deshires) dhe shtojme mbi bakllava gjalpin e mbetur. E Pjekim në temperaturen 180 gradë derisa të theket të mirë per 50-60 minuta. Ndërkohë pregatisim shurupin duke vene te gjithe bashke perberesit e tije te ziejne për 6-7 minuta. Pasi nxjerrim bakllavane nga fura te nxehte shtojme shurupin e  nxehtëdhe e lëme embelsiren te ftohet. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments:

Post a Comment