4/16/2014

Efektet e veres ne organizmin tone








Të pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.









Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.
Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç


Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë. Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze apo forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere

Ushqen trurin

Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën por dhe e mbron atë. Një sondazh bërë grave të moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Vera parandalon mpiksjen e gjakut dhe redukton inflamacionin e enëve të gjakut, ku secila prej tyre është e lidhur me sëmundjen e zemrës. Kështu ka shpjeguar Tedd Goldfinger, një nga studiuesit e universitetit të mjekësisë në Arizona. Alkooli gjithashtu duket se rrit edhe hdl-në, kolesterolin e mirë, që i duhet trupit.

Tretë kalori

Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël, ( më të lehtë) se sa ata që e pijnë me raste. Pijësit e moderuar kanë më pak yndyrë në trup, se ata që konsumojnë më pak pije. Alkooli mund të nxisë trupin tuaj për të djegur kalori ekstra. Kjo vlen sidomos pas 90 minutave pasi keni konsumuar një gotë të tillë. Birra duket se ka efekt të ngjashëm.

Forcon imunitetin e trupit

Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve ‘Helicobacter pylori’, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut. Nëse konsumohet qoftë edhe një gjysmë gote do të kishte shumë rëndësi pasi trupi juaj mbrohet ndaj mikrobeve të salmonelës sidomos kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj ushqimit të ndotur.

Lufton qelizat kanceroze

Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kanceroze. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato që të luftonin qeliza të tilla kanceroze të paktën deri në 50 për qind. Studime të tjera në universitete të tjera të botës prodhuan rezultate të ngjashme. Ekspertët dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilët kanë përhapje të lartë të substancave antikanceroze që gjenden në verë.

Stimulon ndërtimin e kockave

Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave. Ata që konsumojnë më tepër verë, sidomos gratë, kanë kocka më të forta se ata që nuk pijnë. Alkooli rrit nivelet e estrogjenit, hormone që ndihmojnë në prodhimin e kockave të reja dhe mbrojtjen e të tjerave.

Parandalon diabetin

Gratë të cilat janë në fazën e para menopauzës e që konsumojnë një ose dy gota verë në ditë kanë 40 për qind më pak gjasa se sa gratë që nuk pijnë të zhvillojnë diabetin e llojit Ndërkohë nga ana tjetër studimet kanë treguar se për arsye ende të paqarta vera zvogëlon rezistencën e insulinës te pacientët diabetikë. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj
  .

No comments:

Post a Comment