4/16/2014

Kermij te skuqur me veze






Kermijte kane mish te paster e te shijshem. Para se ti gatuajme i lajme disa here me uje te bollshem, te rrjedhshem, ferkohen mire guackat dhe i vendosim ne nje ene me uje, uthull dhe kripe per 2-3 ore. I perziejme vazhdimisht qe t'u hiqen jarget. Ne nje tenxhere i ziejme me qepe, hudher, dafine, kripe, piper dhe pak uthull. I kullojme, nxjerrim mishin me pirun dhe jane gati per ti gatuar.




PERBERESIT

250 gr mish kerrmilli te zier
1 filxhan kafeje me vaj
1 luge gjelle me miell
1 veze
kripe
piper te zi te bluar




PREGATITJA

Sperkasim mishin e kerrmillit me kripe, piper te zi, i lyejme me miell, i zhysim ne veze te rrahur dhe i skuqim. Sherbehen me nje fete limoni, patate te skuqura ose sallatra te ndryshme te sezonit. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.


No comments:

Post a Comment