4/10/2014

Harapash (polienta ose kacamak)






PERBERESIT

300 gr miell misri te verdhe
800 ml leng mishi
1 filxhan caji me kos
kripe
piper te bardhe te sapobluar
100 gr gjalp






PREGATITJA

Ne nje tenxhere hedhim gjalpin qe te shkrije (jo te skuqet, qe te ruaje aromen). Hedhim miellin e misrit dhe e perziejme vazhdimisht me nje luge druri deri sa te marri nje ngjyre te verdhe te erret. Ne nje ene perziejme lengun e mishit pak te ngrohte me kosin dhe i perziejme mire deri sa te kemi nje mase homogjene. Shtojme lengun e mishit me kos ne miellin e misrit qe eshte duke u skuqur me ngadale duke e perzier vazhdimisht. Ulim temperaturen e zjarrit dhe vazhdojme perzierien e harapashit deri sa te mpikset dhe te filloje te nxjerri fllucka ne siperfaqe. Hapashin mund ta sherbejme te ngrohte me djathe dhe mund te perdoret per te shoqeruar mishra te pjekur ne skare ose ne hell. Gatim te mbare.


No comments:

Post a Comment