4/16/2014

Hashure




PERBERESIT

1 gotë uji me grurë te bardhë për ashure,
1 gotë uji me sheqer,
2-3 lugë gjellë niseshte, 
1 lugë kafeje me kanelle pluhur,
50 gr rrush te thatë,
1 filxhan çaji me reçel ftoi,
100 gr arra të grira,
100 gr arra te pa grira, 
3 karafila.





PREGATITJA

Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi pastruar dhe larë mire. Shtojmë 2.5 kg ujë, dhe e vëmë të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri. Hedhim sheqerin, rrushin e thatë, reçelin e ftoit të grirë, 1/2 e luges se kafese me kanellën, karafilat te cilet i heqim pas zieries, dhe arrat e grira. Marrim një filxhan caji dhe shtojmë niseshtenë bashkë me pak ujë te ftohte dhe e perziejme masën qe te tretet niseshteja mire dhe ja shtojme gradualisht duke e perzier tenxheres në zjarr. Sa te marri një valë per 3-4 min e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim nga arrat e pa grira dhe nga pak kanellë. E lëmë te ftohet mire dhe pastaj e vendosim në frigorifer. Gatim te mbare.

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments:

Post a Comment