4/09/2014

Kek me recel mandarine




PERBERESIT

1.5 gote uji me kos
1.5 gote uji me miell
1.5 gote uji me sheqer
1 filxhan kafe me gjalp
1 luge kafe me sode buke
2 luge kakao
2 veze
1 filxhan kafe me recel mandarine
1 portokall ( lekuren e grire ne rende)
2 luge gjelle me arra te grira



PREGATITJA

Ne nje ene rrahim vezet me sheqerin. Shtojme kosin, gjalpin qe duhet te jete ne temperaturen e dhomes, lekuren e portokallit te grire me anen e imet te rendes, arrat e grira holle dhe i perziejme mire te gjithe keta perberes. Sitim miellin, e perziejme me soden dhe e shtojme tek perberesit e tjere me ngadale duke e perzier vazhdimisht.






Brumi nuk duhet te rrihet shume qe te mos na behet elastik. Hedhim gjysmen e brumit ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe mbi te shtojme recelin e mandarines. Shtojme ne gjysmen tjeter te brumit 2 luge kakao dhe i perziejme. Hedhim brumin me kakao mbi gjysmes tjeter ne tepsi dhe shtojme pak sheqer pluhur mbi brumin e kekut. Vendosim tepsine ne furre te nxehur ne 180 grade per 35- 40 minuta.  Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment