4/09/2014

Kroketa patatesh




PERBERESIT

Per 4-5 persona

1 kg patate
1 filxhan caji me miell
2 veze per brumin
3 luge gjelle kackavall te grire
2 filxhan kafe me qumesht
kripe
piper
1 veze per lyerjen e kroketave
1 filxhan caji me galete
vaj per skuqje






PREGATITJA

Qerojme patatet dhe i ziejme ne uje te valuar me kripe, i kullojme te nxehta dhe i bejme pure. Purene e nxehte e hedhim ne nje tigan te thelle dhe i shtojme vezet, kripe, piper, gjalpin, kackavallin e grire dhe pak miell. I punojme lehte te gjithe perberesit ne tave deri sa te kemi nje brume te shkrifet dhe jo elastik. Ne rastin kur brumi na del i forte e zbusim me pak qumesht. Marrim nga brumi pjese te vogla dhe ju japim nje forme cilindrike te gjata 3-4 cm. Keto kalohen ne miell, liezon (veze e rrahur me pak qumesht), ne galete dhe skuqen deri sa te marrin nje ngjyre te kuqerremte. Kroketat e patateve perdoren si antipaste ose shoqerojne mishra te ndryshem te pjekur ne skare. Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment