4/11/2014

Koke qengji ne tave balte





PERBERESIT

1 koke qengji
2 thelbinj hudher te grira
1/2 luge gjelle me gjalp lope
kripe
piper te zi
1 gjethe dafine
pak rozmarine te fresket
1 luge gjelle djathe kackavall te grire




PREGATITJA

Parapregatisim koken e qingjit duke e pastruar mire nga qimet dhe duke e lare me uje te nxehte te bollshem brenda dhe jashte. E shpelajme dhe me pak uthull. Ne nje tenxhere vendosim koken e qingjit me uje te bollshem, dafinen, kripe, pak piper dhe e ziejme per 30-40 minuta.




Ndajme mishin nga kockat e kokes se qingjit dhe i presim ne pjese te vogla. Ne nje tigan te nxehur me gjalpin kavurdisim pak 2 thelbinjte e hudhres, mishin e qingjit te grire dhe rozmarinen. Shtojme 1/2 filxhan caji me uje te ngrohte dhe i leme te ziejne per 6-7 minuta. Hedhim te gjithe perberesit ne nje tave balte. Shtojme djathin kackavall te grire mbi perberesit e taves dhe e fusim ne furre te nxehur ne 170-180 grade celsius per 25-30 minuta. Tava me koken e qingjit sherbehet e ngrohte dhe mund te shoqerohet me patate te fresketa te skuqura ose me zarzavate te ziera si brokoli, lule laker, kungulleshka, karrota etj. Gatim te mbare.


No comments:

Post a Comment