4/17/2014

Krepa (palacinka)






PERBERESIT

për 5-6 persona
 
125 gr miell
250 ml qumësht
2 vezë
1/3 luge kafe me sheqer

1/3 luge kafe me kripe
2 lugë kafe gjalpë te shkrirë






Ne nje tenxhere (basine) perziejme mire te gjithe perberesit e lart permendur dhe i leme per 20-30 minuta te qetesohen ne temperaturen e dhomes. Perpara perdorimit per pregatitjen e krepave i perziejme edhe njehere lehtete gjithe perberesit.



Vendosim tiganin te nxehet dhe e lyejme me nje furce gatimi ose leter kuzhine me pak gjalp (ose vaj). Me nje garuzhde hedhim ne tiganin e nxehur ne mes te tije nje sasi te brumit te krepes duke e rrotulluar tiganin ne menyre qe te perhapet ne te gjithe fundin e tiganit. Pasi eshte pjekur nga njera ane e kthejme me nje shpatull per tu pjekur dhe nga ana tjeter. Gatim te mbare. 




Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment