4/13/2014

Majoneza





PERBERESIT

400 ml vaj misri
3 te verdha vezesh
kripe
piper te bardhe pluhur
1 limon vetem lengun
2 luge kafeje me uthull


PREGATITJA

Me nje ene plastike me mikser ose me dore (varet nga sasia) rrahim te verdhat e vezeve. Perdorim vajin dhe vezet ne temperature ambjenti dhe i ndajme mire te verdhen nga e bardha. Duhet te kemi parasysh qe vaji mban nje sasi te caktuar te verdhash veze, 6-7 te verdha vezesh te perzihen me 1L vaj. Gjate rrahjes te verdhave te vezes mbasi i kemi rrahur mire shtojme rrjedhshem vajin si ne foto, shtojme kripe, piperin, uthullen dhe vazhdojme rrahjen deri sa te formohet salca e majonezes por te mos pritet



Pasi i kemi hedhur te gjithe vajin, shtojme dhe lengun e limonit te kulluar mire, gjithmone duke e perziere. Ne rastin qe majoneza do ju prihet bejme pak majoneze tjeter me te verdha vezesh dhe shtojme avash avash majonezen e prere. Nese majoneza rezulton shume e trashe, i shtojme akoma dhe disa pika limoni, ndersa nese rezulton shume e holle, i shtojme edhe pak vaj misri, por duke korigjuar shijen me kripe dhe piper.

No comments:

Post a Comment