4/14/2014

Pita-Pita, Pite te mbushura me fileto pule




PERBERESIT

2 pite me diameter 25-28 cm
8 feta djathi kackavall
4 luge gjelle me salce majoneze (ose mustarde)
1 domate te prere ne feta
pak sallate jeshile
160 gr fileto pule te pjekur
kripe
piper
patate te rrumbullakta te skuqura





PREGATITJA

Ne 2 tigane njekohesisht pjekim pitet nga njera ane, i kthejme nga ana tjeter dhe ulim temperaturen e zjarrit. Vendosim nga ana e pjekur ne secilen pite nga 2 luge me salce majoneze, (per receten e salces se majonezes shiko > ketu) ose salce mustarde dhe i perhapim ne te gjithe diametrin e tyre. Vendosim mbi salce ne cdo pite nga 4 feta djathe kackavall. Ne njeren prej piteve te pregatitura vendosim domatet, sallaten jeshile dhe mishin e pules te grire holle. Mbulojme pitet me njera tjetren dhe kemi nje pite te mbushur nga te dyja anet te pjekur me nje ngjyre te kuqerremte. Piten e mbyshur e presim ne kater pjese para se ta sherbejme ne nje pjate dhe e shoqerojme me patate te skuqura. Gatim te mbare.
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment