4/09/2014

Nje gote vere e kuqe ndihmon kujtesen





Sipas hulumtimeve të fundit ku kishin marrë pjesë shumë shkencëtarë dhe ekspertë, një gotë verë e kuqe ndihmon për kujtesën. Vera e kuqe duket se ka kapacitete që mbajnë larg sëmundjen e Alzhaimerit, pasi ka një veti mbrojtëse, e cila ndikon pozitivisht tek truri. Ky fakt del nga një studim i shkencëtarëve dhe ekspertëve nga universiteti "Xhorxhtaun", në të cilin kishin marrë pjesë disa pacientë, të cilët kishin vërejtur shenjat e para të humbjes së kujtesës.






Ky studim kishte zgjatur për një vit rresht. Ndër studimet e fundit lidhur me vetitë e verës janë përmendur disa dobi, e disa prej atyre dobive janë edhe ndikimi i verës së kuqe kundër plakjes, pastaj kundër diabetit, lloji 2, kancerit e po ashtu edhe kundër mbipeshës. "Shumica e studimit u bazua te kafshët me doza që e kalojnë më shumë se një gotë verë. Nga këtu lindi edhe ideja për të vlerësuar efektin e verës së kuqe, gjithsesi për verifikimin e saktë të saj mbi kujtesën na duhet edhe pak kohë", shpreh studiuesi Skot Tërner.


No comments:

Post a Comment