4/14/2014

Rigatoni me karkaleca deti dhe kungulleshka

PERBERESIT

16 karkaleca deti te medaja te pastruara
2 luge gjelle vaj ulliri

1 kungulleshke te prera ne feta te holla
2 thelbinj hudhere te shtypur
leng limoni (1/2 lemoni)

1/2 filxhan kafeje me vere te bardhe
1 luge kafeje kyri

kripe 
piper te bardhe te sapo bluar
1 luge kafe me majdanos te grire



PREGATITJA

Ngrohim tiganin ne zjarr te fuqishem dhe vendosim vajin e ullirit, karkalecat e detit dhe hudhren. I skuqim rreth 1 minut dhe ju shtojme kungujt, qepen, kyrin, kripen, majdanozin dhe piperin. I skuqim te gjithe perberesit rreth 2-3 minuta dhe i shuajme me veren dhe lengun e limonit.
I leme te marrin nje vale per 2-3 minuta te tjera deri sa te zbuten pak zarzavatet dhe te lidhen te gjithe perberesit. Salcen e pregatitur mund ta sherbejme edhe te perzier me rigatoni, oriz, nudel ose me makarona te ndryshme te cilat i kemi gati te ziera. Gatim te mbare.

Nese ky informacion eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.
 

No comments:

Post a Comment