4/19/2014

Rreziku per ushqimet


CFARE DUHET TE RRESPEKTOJME NE KONSUMIN E PERDITSHEM TE USHQIMEVE NE KUZHINAT TONA

Ushqimet duhet gjithmonë të mbahen në vende të thata dhe të freskëta. Nëse konstatohen njolla myku ose aroma të pakëndshme në lloje të ndryshme arrash, ato nuk duhet të konsumohen. Në rastet kur ka shfaqje të mykut në sipërfaqe të produktit ushqimor, si zarzavate, fruta, produkte blektorale, embelsira etj, nuk duhet kryer largimi me prerje me thikë e sipërfaqes së mykut, por produkti nuk duhet të konsumohet.




Përhapja e kërpudhës së mykut është e padukshme, por e shpërndarë në produkt. Edhe kur dyshohet se ka prani myku, më mirë nuk konsumohet produkti i dyshuar. Ne Shqipëri po bëhet dita–ditës mjaft i ndjeshëm sa u përket problemeve të ushqimeve dhe sigurisë ushqimore, është përballur me deklarata e njoftime për praninë ose jo të aflatoksinës në qumësht. Kjo ka filluar me relatimin nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të Kosovës, duke njoftuar prani të aflatoksinës në qumështin e ardhur nga Kroacia, Bosnjë- Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria. Ky konstatim e ka zanafillën në deklarimin e pranisë së aflatoksinës në qumështin kroat, konstatim i bërë nga Autoriteti i Bosnjë- Hercegovinës.
 

Këto deklarata dhe njoftime janë ende jo plotësisht të provuara nga laboratorë të specializuar dhe akredituar europianë, por janë konstatuar nga analizat laboratorike vendase. Ushqimi i kafshëve me prani aflatoksine përbën rrezik për produkte që origjinojnë nga kafshët që prodhojnë ushqime si qumësht, djathë, vezë. Aflatoksinat kanë potencial të lartë kancerogjen. Nga një analizë e bërë në disa mostra qumështi të papërpunuar rezultoi prania e aflatoksinës mbi normën europiane, dhe kjo çoi në marrjen e masave urgjente për monitorim të riskut nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut. Në deklaratë theksohet se një tejkalim i vogël dhe afatshkurtër i vlerave të aflatoksinës nuk përbën ndonjë rrezik të konsiderueshëm te konsumatori, por duhet shmangur me shpejtësi konsumi afatgjatë i produkteve me prani të aflatoksinës mbi normat e caktuara.
 

No comments:

Post a Comment