4/14/2014

Salce djathi pikante (tirosallata greke)





Salca pikante me djathe te grire eshte nje salce karakteristike Greke te cilen mund ta pregatisim dhe jo pikante (salce djathi) duke i vene spec te kuq mundesisht gogozhare te grire ne vend te specit te kuq pikant per salcen pikante.

PERBERESIT

600 gr djathe te bardhe te grire ne rende
2-3 speca te kuq djeges te grire imet 1 luge kafe fara speci te kuq pikant (bukovo)
piper te bardhe te sapobluar
pak kripe po te nevojitet duke provuar shijen e salces
1 filxhan kafeje me krem qumeshti pana ose qumesht te fresket
1 filxhan kafeje me vaj ulliri


PREGATITJA

Vendosim ne nje ene plastike te gjithe perberesit e salces pikante. Perziejme mire te gjithe perberesit per 7-8 minuta deri sa te kemi nje mase homogjene. Salca pikante e djathit ose ajo jo pikante mund te ruhet ne frigorifer per 7-8 dite dhe te sherbehet me pak vaj ulliri mbi vete ne pjaten qe do ta servirni ne tryezat tuaja. Sallata e djathit pikante si nje antipaste e vecante dhe e shishme mund te sherbehet me buke te thekur, ullinj, pite te pjekura etj.




Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment