4/17/2014

Salce pikante hudhre per krahe pule te marinuar


PERBERESIT 

1 filxhan caji salce domateje(kecap me pak piper djeges)
1/3 filxhan caji vaj misri
1/2 lugë kafeje me sheqer
1 lugë gjelle hudhër te grire (ne multi shum mire) 
1/2 lugë kafeje piper te zi te bluar
1/2 lugë kafeje piper te kuq te embel
1 lugë kafeje me salcë soje
1 te verdhë veze
3 luge kafeje me ujë
2 luge kafeje me niseshte




PREGATITJA

Në një tigan të vogël kombinojme duke hedhur shtate perberesit e pare. Vendosim tiganin me perberesit qe te ziejne ne temperature jo te larte. Ulim temperaturen e zjarrit dhe sa te filloje te ziejne me ngadale per 5 minuta e largojme nga zjarri dhe e leme salcen te ftohet per 10 minuta. Ne nje tenxhere te vogel rrahim te verdhen e vezes sebashku me ujin. Shtojme niseshten dhe të vazhdojme perzierien deri saniseshtia te shpërbëhet plotësisht. Shtojme ngadale dhe duke i perzier salcen e ngrohtë qe pregatitem ne salcën e vezes me niseshten. Perziejme vazhdimisht salcen pikante me hudher deri sa te kemi nje mase te mpiksur. Vendosim tenxheren e salces pikante me hudher ne zjarr me temperature te ulet per tu zier ngadale per 5-6 minuta dhe e sherbejme te ngrohte. Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.
 

No comments:

Post a Comment