4/17/2014

Secili prej nesh kur mendon cfar do ha pergjigjia e pare do ishte, mjafton te ha dicka qe te ndaloje urine


CFAR DUHET TE KEMI KUJDES DHE SI DUHET TE USHQEHEMI

Secili prej nesh kur mendon cfar do ha pergjigjia e pare do ishte, mjafton te ha dicka qe te ndaloje urine, sidomos kur eshte i zene me pune , dhe ka pak kohe per pregatitjen e ushqimit. Neqoftese edhe ju keni menduar te njejten pergjigje keni hedhur hapin e pare kunder shendetit tuaj, duke krijuar kushtet e para per lindjen e semundjeve te ndryshme nga pakujdesia, stomaku yne djeg ushqimin duke perdorur disa reaksionet kimike ne aparatin e tije tretes, per kete arsye duhet te kemi shume kujdes gjate procesit te ushqyerjes. 




Gjate nates trupi yne qendron ne pozicionin shtrire mbi krevat , dhe te gjitha lengjet e trupit, sidomos lengjet tretese te stomakut (acidet) qendrojne per efekt rendese dhe ene komunikuese ne te njejtin nivel, ndersa me ngritjen nga pozicioni shtrire ne kembe te gjtha keto lengje fillojne te levizin per efekt rendese ne pjesen e poshteme te trupit,( fakti qe kur ecim shume apo qendrojme shume ne kembe na fryhen dhe na dhembin kembet eshte pikerisht per kete efekt) dhe ne rastin tone ajo qe na intereson jane acidrat qe jane mbledhur ne stomak gjate nates, ( pasi stomaku leshon vazhdimisht lengjet e tij edhe gjate pushimit na sasi te vogla ) te cilat nepermjet valvoles ,( e cila lejon kalimin e ushqimit vetem ne nje drejtim ) se daljes se ushqimit nga stomaku hyjne ne Intestino( zorra e trashe ) dhe prej aty duhet te neutralizohet nga lengjet e tjera sic jane ato te temthit qe i ulin dhe ndryshojne shkallen e acidit per te mos demtuar vete organizmin.

Prandaj dhe ne, pak pas zgjimit kemi uri, dhe nga padituria shume prej shqiptareve i fusin nje teke raki per te djegur " mikrobet " ose akoma me keq nje kacurel( koktei pijesh alkolike me ngjyre ) apo konjak , nje dopio kafe dhe shkojne ne pune per ata qe punojne , gje qe do te thote te hedhesh benzine mbi zjarrin, prandaj dhe shum te rinj ne Shqiperi jane me ulcer ne stomak. Prandaj
duhet ngrene, dhe jo pire duhen ngrene proteina te cilat do te na duhen per te perballuar punet gjate dites, duhen ngrene proteina ne menyre qe te shfrytzojme acidin qe ndodhet ne stomak ne interesin e organizmit tone.

Per te pasur nje trup te shendetshem Mundohuni të konsumoni sa më pak kafeinë!
Uleni në minimum përdorimin e sheqerit!
I kushtoni rëndësi gjumit! Koha e nevojshme e gjumit ndryshon sipas personit.
I kushtoni kohë shlodhjes së trupit tuaj! Kaloni një fundjavë të rehatshme.
Mësohuni të mos i përdorni ushqimet me përbërje kimike! Nuk duhet të përdorni ujë me përmbajtje bakri ose klori, fruta ose perime të rritura me hormone dhe gjithashtu qëndroni larg ambjentit të ndotur.
Dobësohuni duke bërë gjimnastikë dhe vrap! Edhe 20 minuta ecje në ditë i japin trupit një energji të vazhdueshme.
Konsumoni sa më shumë vitamina dhe minerale! (Magnez, hekur, vitamina B,C..)
Ruhuni nga alergjitë e fshehura! (Alergji që shkaktohen nga gruri, mielli, niseshtja dhe produktet e qumështit)
Mendoni pozitivisht! Mos ia prishni bukurinë çdo gjëje duke u munduar t’i gjeni të metat.
Vizitohuni! Edhe nëse nuk keni ndonjë shqetësim, të paktën çdo dy vjet bëni një kontroll të përgjithshëm.

 

No comments:

Post a Comment