4/18/2014

Shendetlie me shije portokalli




PERBERESIT   

Per 6-8 persona

180 gram arra te copëtuara 

12 vezë
120 gr gjalpe ne temp. e ambientit 
1 filxhan caji sheqer 
12 lugë gjelle galete
2 luge kafeje sode buke 
2 luge kafe vanilie 
1 portokall lekuren te grir imet ne rende






PERBERESIT PER SHURUPIN
 
2,5 filxhana caji me sheqer

500 ml ujë
lekuren nga 1 portokall 
Lëngun nga 1/2 lImonI
1 kanellë shkop 
2 cope karafila 


PREGATITJA E SHENDETLIES

Cajme vezet dhe ndajme te verdhat nga e bardha e tyre. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin deri sa te zbardhen dhe te behen kreme. Stojme lekuren e portokallit te grire, galeten, soden, gjalpin, vanilien, arrat dhe i perziejme. Rrahim te bardhat e vezeve me shkallen e mesit te shpejtesise se mikserit deri sa te formohet marenga (shkume e bardhe). Bashkojme kremen e te verdhave te vezes me marengen dhe i perziejme lehte. Hedhim perzierien ne nje tepsi te lyer me yndyre dhe e vendosim ne furre te nxehur ne temperaturen 170 grade per 40 minuta. Mbas pjekies e leme shendetlien te ftohet plotesisht.

 PREGATITJA E SHURUPIT

Vendosim në një tenxhere të gjithë përbërësit e shurupit së bashku dhe i ziejme 5-7 minuta. Heqim nga shurupi shkopin e kanelles dhe lekuren e portokallit pas zieries dhe e heqim nga zjarri. Shtojme mbi shendetelien e ftohur shurupin (mundesisht te vaket). Gatim te mbare. 

Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.

No comments:

Post a Comment