4/17/2014

Kerpudha te mbushura me djathe te pjekura ne furre


Kerpudhat e mbushura jane nje meze e preferuar per tryezat tona dhe mund te shoqerohen nga vere e bardhe ose e kuqe (kur i gatuajme me salce te kuqe). Per pregatitjen e tyre do te na duhet te parapregatisim nje salce me pana dhe baze bishtat e kerpudhave te grira ne kubik te vegjel. Pasi i kemi lare mire me uje te bollshem ndajme kerpudhat nga bishtat e tyre.

PERBERESIT E SALCES

Per 700 gr kerpudha

bishtat e kerpudhave te grire ne kubik
3 luge gjelle me vaj ulliri
1/2 qepe te thate te grir ne kubik te vegjel
2 thelbinj hudhra te grira
3 luge kafe me majdanos te grire 
kripe - piper 
1 filxhan caji me kreme qumeshti pana (20% yndyre)





PREGATITJA

Ne nje tigan pasi kemi skuqur me vajin e ullirit qepen hudhrat dhe bishtat e kerpudhave i shuajme me pak vere te bardhe dhe u shtojme kremin e qumeshtit, kripen, majdanosin dhe piperin. E leme salcen e kerpudhave te zieje 10-12 min sa te mpikset dhe u shtojme kerpudhat duke i lene te ziejne dhe 5-6 min te tjera qe te marrin shijen e salces duke i perzier her pas here.




Per mbushjen e kerpudhave me djathe ne furre do na nevoiten:

djathe i verdhe guda  (kackavall)
djathe te bardhe te deshires tuaj
2 luge sup gjalp te perzier me koperr (kroitabuta)

Gjalpin me koperr mund ta parapregatisim ne nje filxhan caji duke perzier 2 luge gjelle gjalp dhe 1 luge gjelle koper te grire dhe pak kripe. Vendosim kerpudhat sic jane vendosur ne foton perkrah me  salcen qe pregatitem dhe i mbushim brenda me djathe te bardhe siper tij djathe kackavall dhe siper djathit kackavall pak gjalp me koper.





Kerpudhat e mbushura i sperkasim me djathe parmexhana te grire dhe i fusim ne furre te parapregatitur me pare ne temperaturen 180-190 grade celsius dhe i leme per 10 minuta deri sa te marrin nje ngjyre kafe si ne foto. Per tu pjekur mire perberesit qe vendosem siper kerpudhave duhet ta kemi graduar furren te pjeki vetem nga lart kerpudhave. Gatim te mbare. 
Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 


No comments:

Post a Comment