4/17/2014

Shumaku, njohuri per erezat



 

Shumaku është një erez e veçantë Arabe me nje ngjyre te kuqerremte te bukur dhe shije fruti limon pikant qe ka prejardhien nga një lloji te vecante fruti i nje shkurreje me emer Rhus coriaria.

Kjo erez me ngjyrë të kuqërremtë afrohet ne shijen e lemonit. Perdoret veçanërisht per kebab dhe per gjitha llojet e mishit te pjekur në skarë, dhe mund te përshtatet shume mire në salca, supa, sallata, etj.





Fruti i Shumakut eshte i ngjashem me manaferra te vogla me ngjyre te eret te kuqerremte i cili mblidhet pa u pjekur mire dhe lihet te thahet ne diell ne vende qe ajrosen vazhdimisht dhe bluhet mbasi eshte thare plotesisht. Shumaku eshte nje erez baze per guzhinat arabe dhe perdoret shume ne mishin e pules, te peshkut, te deles, ne patllixhana, ne bishtajore si qiqrat etj. Gjithashtu mund te perdoret shume mire dhe ne marinata te ndryshme te perziera me kos dhe ereza te tjera si piper djeges, piper te kuq, majdanos, etj. Ne kohen e perandorise romake sumaku u soll nga romaket ne evrope para se te sillnin lemonat dhe u jepnin mishrave te tyre te pjekur dhe shume ushqimeve te tjera nje shije pikante te vecante.

No comments:

Post a Comment