4/21/2014

Speca dhe domate te mbushura me oriz dhe mish vici te grire



PERBERESIT

Per 6-7 racione
15 cope (speca dhe domate)
25 luge supe me oriz (ose 2 filxhana caji)
1/2 filxhan caji me vaj ulliri
1 qepe te madhe te grire ne kubike
4 thelbinj hudhra te grira imet
2 luge gjelle me maidhano te grire
2 luge gjelle me nenexhik te fresket te grire
kripe-piper
1/3 luge kafeje me rigon
1 filxhan caji me salce domate (konkase)
1 luge kafe me sheqer
300 gr mish vici te grire

PREGATITJA

Presim specat dhe domatet si ne foton e mesiperme per tu mbushur dhe i lajme. Presim kapakun e domateve dhe e pasrtrojme zemren rreth e qark ne forme cilindri me nje luge gjelle.Te brendshmet e domateve i grijme ne nje multi per tu perdorur per mbushjen. Specave u presim bishtin dhe me nje thike u heqim farat. Ne nje tenxhere skuqim qepen me gjysmen e sasise te vajit te ullirit, shtojme mishin e vicit te grire dhe pasi jane skuqur shtojme zemrat e domateve te grira, domaten e grire konkase. Vazdojme skuqien dhe per 4-5 minuta dhe shtojme orizin, maidanosin, nenexhikun, hudhren (gjysmen e sasise) dhe nje filxhan caji me uje te ngrohte. Pasi ka zier 8-10 minuta rregullojme shijen me kripe dhe piper. Heqim tenxheren nga zjarri 3 minuta mbasi te kete filluar te marri nje vale dhe para se ti mbushim specat dhe domatet u shtojme brenda tyre shume pak krip, piper dhe sheqer.






Mbasi kemi mbushur specat dhe domatet tepricen e mases se pregatitur e vendosim ne tepsi anash specave dhe domateve. Te mbushurave u shtojme nga lart pjesen tjeter te vajit te ullirit, pak uje, pjesen tjeter te hudhrave te grira. Pjekim taven ne furre te nxehte ne temperaturen 180-190 grade per 40-45 min. Ne kete menyre mund te pregatisim tave me speca te mbushur me mish te grire ose pa mish, ose tave vetem me domate te mbushura. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj. 





No comments:

Post a Comment